DYLON

U nënshkruan kontratat për ndarjen e grandëve në vlerë prej 40.000 euro

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Janë 14 klube sportive , organizata, shoqata, Ansamble e shoqëri të ndryshme artistike e kulturore, që veprojnë në Komunën e Vitisë, të cilat kanë nënshkruar sot zyrtarisht kontratën e marrjes së grandeve në kuadër të projektit “Cross Border”, projekt i perfituar nga Komuna e Vitise dhe Komuna e Likoves nga Komisioni Evropian.

Në ceremoninë e nënshkrimit të këtyre grandeve, Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka përgëzuar përfituesit duke i inkurajuar të vazhdojnë me përkushtim edhe më të madh drejt rezultateve të reja.

EkoHigjiena

“Është investim i Komisionit Evropian dhe shfrytëzoj rastin të falënderoj ata për këtë përkrahje në avancimin dhe zhvillimin e sportit dhe kulturës në komunën tonë. Një falënderim të veçantë për partnerët implementues të këtij projekti, por edhe bashkëpunëtorët e tjerë që kanë ndihmuar në këtë drejtim. Dëshiroj që këto grande, të shkojnë në vendin e merituar, aty ku është e nevojshme që të ndikojnë në rritjen e zhvillimit kulturor e sportiv”, ka thënë kryetari Haliti.

Ai ka marrë pjesë në nënshkrimin e kontratës së parë, ndërkohë që ka vazhduar më tej drejtoresha për Kulturë Rini e Sport në Viti Kaltrina Sylejmani së bashku me menaxherin e projektit Valon Xoxa .

Shuma e tërësishme e grandeve që kanë përfituar 14 grupet dhe shoqëritë kulturo artistike është 40.000 euro dhe ato janë:

1.A.k.v “Kemajl Azizi”-4,000€
2.K.f “Vllaznia”-4,000€
3.K.f “Vitia”-4,000€
4.Klubi i Basketbollit “Vitia”-3,600€
5.Shoqata e Grave “Grate e Goshices”-3,300€
6.T.V.P “Oktet+”-3,000€
7.OJQ “PMSC”-3,000€
8.Sh.k.a “Jonuz Ramadani”-2,800€
9. Sh.a.f “Gursel Sylejmani”-2,500€
10.OJQ “Legjenda”-2,200€
11.KVRL-2,000€
12.Klubi i Shahut “Vitia”-1,950€
13.Shoqata e Pedagogeve te Kultures Fizike dhe Sporteve Shkollore-1,950€
14. A.k.v.b “Dasma”-1,700€.



Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.