DYLON

U nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar

U nënshkrua Memorandumi i  Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar
Avatar photo Redaksia

Në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes sot u nënshkrua Memorandumi i  Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, përfaqësuar nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe  Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar përfaqësuar nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Ky memorandum bashkëpunimi ka për qëllim përmirësimin e kapaciteteve të Ministrisë së Mbrojtjes në zbatimin e reformave në proceset e tij të prokurimit për të siguruar ofrim të mirë-menaxhuar dhe efikas të shërbimeve publike. Gjithashtu ky memorandum ka për qëllim rritjen e efikasitetit të sektorit publik dhe rivendosjes së besimit të qytetarëve përmes proceseve të mirë-menaxhuara, transparente, të drejta dhe efikase të prokurimit.

EkoHigjiena

Memorandumi i nënshkruar sot është një ndër marrëveshjet e shumta me Mbretërinë e Bashkuar në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në kuadër të partneritetit të fuqishëm me  Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.