DYLON

U nënshkrua marrëveshja për udhëheqjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar

U nënshkrua marrëveshja për udhëheqjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar
Avatar photo Redaksia

Marrëveshja e nënshkruar mes dy subjekteve politike (PVD dhe PDSH) për bazë ka zhvillimin e gjithëmbarshëm shoqërorë si parakusht për zhvillimin e mëtejshëm dhe prosperitetin e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Mbrojtja, ruajtja dhe avancimi i identitetit kombëtarë në përgjithësi, e flamurit kombëtarë në veçanti, është njëra prej shtyllave kryesore të kësaj marrëveshje.

Marrëveshja e arritur përfshinë nxitjen e rritjes së cilësisë në katër fushat e këtij institucioni dhe është e bazuar në dokumentet politike vendore dhe konventat ndërkombëtare.

EkoHigjiena

Puna dhe angazhimi i KKSH-së do të jenë në harmoni me:
– Deklaratën e Referendumit të 1 dhe 2 Marsit 1992
– Marrëveshjen e Konçulit (2001)
– Platformën e përbashkët politike (2006)
– Platformën për masat urgjente për afirmimin e të drejtave të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës (2013) dhe
– Deklaratën politike, 14 Korrik 2018, e Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë

Marrëveshja mbetet e hapur për t’ iu bashkuar edhe listat tjera pjesmarrëse në Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Burimi: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.