DYLON

U nënshkrua marrëveshja në mes të Republikës së Kosovës dhe Qendrës Evropiane për Monitorimin e Drogës dhe Varësisë nga Droga

U nënshkrua marrëveshja në mes të Republikës së Kosovës dhe Qendrës Evropiane për Monitorimin e Drogës dhe Varësisë nga Droga
Avatar photo Redaksia

Ministria e Punëve të Brendshme, si bartëse e politikave për luftimin e narkotikëve, ka iniciuar në vitin 2019 kërkesën për nënshkrim të Marrëveshjes së Punës me Qendrën Evropiane për Monitorimin e Drogës dhe Varësisë nga Droga (EMCDDA), e cila është njëra nga Agjencitë e Bashkimit Evropian.

Kjo marrëveshje u nënshkrua sot nga Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, ministri i Shëndetësisë, z. Armend Zemaj dhe drejtori i EMCDDA, z. Alexis Goosdeel.

Me këtë rast ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme, si bartëse e Strategjisë kundër Narkotikëve dhe Planit të Veprimit 2018-2022, është e angazhuar maksimalisht në fuqizimin dhe zbatimin e një qasjeje gjithëpërfshirëse për parandalimin dhe luftimin e narkotikëve.

EkoHigjiena

Ministri Veliu gjithashtu u zotua se Ministria e Punëve të Brendshme, është dhe do të vazhdoi të jetë partner serioz për luftimin dhe eliminimin e problemit me drogat, si dhe në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të raportimit të problemeve dhe zgjidhjeve në fushën e drogave në nivel vendi, dhe se EMCDDA është adresa kompetente dhe me kredibile mbi të dhënat e drogave në BE, e që edhe ky fakt gjithashtu përbën një element shtesë për të ngritur bashkëpunimin tonë në një nivel edhe më të avancuar.

Ndërsa në anën tjetër Ministri i Shëndetësisë, z. Armend Zemaj theksoi se ndihet i kënaqur për finalizimin e një marrëveshje kaq të rëndësishme, që i jep një dinamikë punës së përbashkët dhe punës në fuqizimin e politikave nga legjislacioni i BE-së për monitorimin e drogave.

Gjithashtu drejtori i EMCDDA, z. Alexis Goosdeel, u shpreh i lumtur se tashmë ka një siguri të mirë të bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për luftimin dhe eliminimin e problemit me drogat.

Bashkëpunimi me EMCDDA zhvillohet tash e disa vite, e që është realizuar përmes pjesëmarrjes në takime të ndryshme rajonale, punëtori, trajnime dhe përgatitje të raporteve. Pikë kontakti e MPB-se është Sekretariati i Strategjive, deri në momentin kur do të themelohet Observatori i Drogave, kërkesë kjo e EMCDDA, si dhe një nga kriteret për liberalizimin e vizave.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.