DYLON

U ndryshohet emri kompanive shtetërore të Maqedonisë Veriore

U ndryshohet emri kompanive shtetërore të Maqedonisë Veriore
Avatar photo Elife Sherifi

Në seancën e sotme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është shqyrtuar dhe miratuar Raporti i grupit punues ndërdikasterial për kryerjen e obligimeve nga Marrëveshja përfundimtare me Republikën e Greqisë, sipas së cilës janë riemërtuar agjencia e lajmeve MIA, kompania e rrymës ELEM-i dhe Posta e Maqedonisë.

Siç kumtojnë nga pres-shërbimi qeveritar emri i ri i SHA Agjencia Informative e Maqedonisë – Shkup në pronësi shtetërore (MIA), prej tani do të jetë SHA Agjencia Informative Mediatike – Shkup në pronësi shtetërore (MIA), emri i ri i SHA  Elektranat e Maqedonisë – ELEM do të jetë SHA Elektrana e Maqedonisë së Veriut (EMV) dhe emri i ri SHA për komunikacion postar “Posta e Maqedonisë” në pronësi shtetërore – Shkup, do të jetë SHA për komunikacion postar “Posta  e Maqedonisë së Veriut” në pronësi shtetërore Shkup.

Në këtë drejtim, është miratuar edhe propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Statusit të Shoqatës Aksionare për Prodhim të Energjisë Elektrike me të cilën riemërohet në Elektranat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, SHA Shkup.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.