(2LONLINE) – Një delegacion i komunës së Vitisë i kryesuar nga zv.kryetari Hasan Aliu dhe kryesuesi i Kuvendit komunal Naim Pira, kanë bërë homazhe tek varri i atdhetarit të çështjes kombëtare Halil Alidemaj në “Varrezat e Sharës” në Tiranë.
Në 18 vjetorin e vdekjes së veprimtarit Halil Alidemaj, ku ishin të pranishëm edhe familjarë, veprimtar, bashkëpunëtorë etj, u tha se ai si një atdhetar I rrallë dhe një veprimtar I Lëvizjes çlirimtare kombëtare, ishte njeri që bashkoi brezat dhe me një ideal të bashkimit të trojeve shqiptare, do të mbetet I pavdekshëm si një tribunë për çlirim.
Në emër të Institucioneve komunale të Vitisë, foli Hasan Aliu I cili ndër të tjerash u shpreh se personalitet si Halil Alidemaj, janë të rrallë. “Personalitetet si Halil Alidemaj, shkruajnë historinë. Ishte ikonë e shumë zhvillimeve historike të kombit shqiptar dhe përpos një intelektuali të devotshëm, nuk u ndalë së vepruari edhe në themelimin e celulave të para të UÇK-së. Halil Alidemaj, i takon plejadës së veprimtarëve që me gjithë qenien e tyre u angazhuan për liri dhe çlirim”’ tha Aliu.
Organizimi i sivjetmë I homazheve dhe nderimeve tek varri I veprimtarit Halil Alidemaj, për herë të parë u organizuan nga Institucionet komunale, respektivisht kryetari I komunës Sokol Haliti që mundësoi transportimin kolektiv të delegacionit nga Vitia dhe familjarëve për këtë përvjetor. /2lonline/