DYLON

U ndahen certifikatat pjesëtarëve të DNjSO-së, që përfunduan me sukses një cikël trajnimesh të specializuara

U ndahen certifikatat pjesëtarëve të DNjSO-së, që përfunduan me sukses një cikël trajnimesh të specializuara
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës në kampin Vrella ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së certifikatave për zyrtarët policorë pjesëtarë të Departamentit të Njësive Speciale për Operacione (DNjSO), të cilët kanë përfunduar me sukses një cikël trajnimesh të specializuara.

Ky cikël trajnimesh ka për qëllim rritjen e kapaciteteve profesionale, zhvillimin e aftësive operacionale të pjesëtarëve të njësive speciale, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushat kritike për menaxhimin e emergjencave dhe sigurisë publike.

EkoHigjiena

Trajnimet janë realizuar në bashkëpunim me Shoqatën e Kosovës për Kërkim-Shpëtim nga data 28 korrik deri më 18 gusht 2025, në kuadër të së cilave nga pjesëmarrësit janë përfunduar module të ndryshme si mbijetesa në natyrë, operimi me dron, kërkim-shpëtimi në ujë dhe zhytja etj.

Në shenjë vlerësimi për bashkëpunimin dhe përkushtimin profesional Policia e Kosovës ndau mirënjohje për kryetarin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim dhe ekipin profesional të shoqatës, për kontributin e dhënë gjatë të gjitha fazave të trajnimit.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj zhvillimit të vazhdueshëm profesional të pjesëtarëve të saj, me fokus të veçantë në fushën e kërkim-shpëtimit, si një komponent jetik në mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.