• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

U miratua në parim Koncept Dokumenti për Themelimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës

Redaksia 2LONLINE 26 Shkurt, 2022 2 min
 U miratua në parim Koncept Dokumenti për Themelimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës

Në takimin e sotëm të Komisionit Ekzekutiv për Themelimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës, është miratuar në parim Koncept Dokumenti për themelimin e Fondit Sovran.

Ky Koncept Dokument parasheh hapat që duhet të ndjek Qeveria e Republikës së Kosovës deri në themelimin e Fondit. Aty përcaktohen qartë qëllimet, funksioni dhe mandati i Fondit Sovran, si dhe strategjia për bartjen e aseteve zhvillimore dhe strategjike nga Agjencia Kosovare e Privatizimit në Fond.

Fondi Sovran do të jetë një mekanizëm i ri dhe efektiv për orientimin e investimeve, përmirësimin e qeverisjes korporative, ngritjen e konkurrueshmërisë dhe cilësisë, rritjen e shkathtësive dhe të punësimit, si dhe eliminimit të keqpërdorimit dhe korrupsionit në sektorin e ndërmarrjeve publike, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në hapje të takimit të Komisionit Ekzekutiv për Fondin Sovran.

Ky Fond do t’i japë një jetë të re shumë aseteve që qëndrojnë të mbyllura apo nënshfrytëzuara në fondin e AKP-së, përmes riorganizimit, rihabilitimit dhe rivitalizimit të tyre në forma të reja të funksionalizimit komercial dhe financiar, theksoi ai.

Kryeministri Kurti tha se Fondi Sovran do t’i japë një shtytje dhe orientim të ri ekonomisë së Kosovës, duke krijuar kanale të reja për investime të jashtme, përfshirë qasjen në tregjet globale financiare. Po ashtu, do të krijohen mundësi për sjelljen e kapitalit të freskët në sektorin privat përmes partneriteteve të reja që do të formohen midis Fondit, investitorëve të jashtëm dhe korporatave prodhuese dhe shërbyese në Kosovë. /2LONLINE/

Etiketa:Fondit Sovran Koncept Dokumenti Republikës së Kosovës
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

Rotary Club Gjilani organizon aktivitete sportive në shënim të Ditës Ndërkombëtare të

12 Gusht, 2022
2LTV

Konferencë për media para ndeshjes Trepça ’89 – FC Drita

12 Gusht, 2022
Gjykatë/Prokurori

Gjykata vendos masën e paraburgimit për të pandehurën A. S. 

12 Gusht, 2022
Opinion

Stop kufizimit ndaj gastronomisë!

12 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin e Gjermanisë Jörn Rohde

3 Gusht, 2022

Ministri Mehaj priti në takim ish-Presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu

6 Korrik, 2022

Komisioni Ekzekutiv caktoi Koordinatoren përgjegjëse për themelimin e Fondit Sovran

28 Qershor, 2022

Presidentja Osmani në Mal të Zi për Samitin e Demokracisë të Evropës Juglindore

30 Maj, 2022

ShBA përkrah anëtarësimin e Republikës së Kosovës në NATO!

10 Maj, 2022

Mehaj: Roli i Republikës së Shqipërisë në sigurinë e vendit tonë krahas angazhimit në KFOR, ka një rëndësi të madhe

27 Shkurt, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com