DYLON

U mbyll punëtoria dyditore ku u prezantuan Draftet e Koncept dokumentit për sportin dhe Strategjisë shtetërore për sportin

U mbyll punëtoria dyditore ku u prezantuan Draftet e Koncept dokumentit për sportin dhe Strategjisë shtetërore për sportin
Avatar photo Redaksia

Sot në Prishtinë u mbyll punëtoria dyditore ku u prezantuan Draftet e Koncept dokumentit për sportin dhe Strategjisë shtetërore për sportin.

Në këtë diskutim pjesëmarrës ishin përfaqësues të komunitetit të sportit, përfaqësues të institucioneve të nivelit qendror e lokal dhe akterë tjerë njohës të kësaj fushe.

EkoHigjiena

Koncept-dokumenti për sportin parasheh bazën analitike për ndryshimet e domosdoshme në legjislacionin dhe politikat përcjellëse të sportit dhe sektorëve ndërlidhës, ndërsa Strategjia shtetërore për sportin parasheh një vizion afatgjatë për zhvillimin e sportit.

Në hartimin e këtyre dokumenteve janë angazhuar zyrtarë të administratës shtetërore në dy nivelet e qeverisjes, ekspertë vendorë e të jashtëm, federatat e organizatat e sportit dhe palët e tjera relevante.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, falenderoi të gjitha palët për angazhimin dhe punën e deri tanishme ndërsa u bëri thirrje që të vazhdojnë të japin kontributin e tyre deri në finalizim të këtyre dy dokumenteve me rëndësi të madhe për fushën e sportit.

Synimi është që të dyja dokumentet të finalizohen brenda këtij viti dhe të dërgohen për miratim në qeveri dhe kuvend.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.