DYLON

U mbajti takim vlerësues për zbatimin e Strategjisë së Integruar të Policisë 2026-2030

U mbajti takim vlerësues për zbatimin e Strategjisë së Integruar të Policisë 2026-2030
Avatar photo Redaksia

Sot, nga koordinatori njëherësh drejtori i Departamentit dhe Rendit Publik të Policisë së Kosovës u mbajt takimi për vlerësimin e zbatimit të Strategjisë së Integruar të Policisë së Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policisë në Bashkësi dhe Planit të Veprimit 2026–2030.

Në këtë takim u paraqit një pasqyrë e progresit të arritur në zbatimin e Planit të Veprimit 2026–2030, për periudhën Janar-Qershor 2026.

EkoHigjiena

Gjatë takimit, anëtarët e grupit punues të Policisë së Kosovës, nga drejtoria e përgjithshme, departamentet dhe drejtoritë rajonale, prezantuan një përmbledhje të zbatimit të aktiviteteve përkatëse brenda fushës së tyre të përgjegjësisë.

Gjithashtu në këtë takim prezantuan edhe përfaqësuesit e OSBE-së dhe UNDP-së për mbështetjen që i ofrojnë Policisë së Kosovës dhe planet për të ardhmen sipas kësaj strategjie.

Nga raporti përfundimtar u vlerësua se bazuar në realizimin e paraparë përgjatë kësaj periudhe, rreth 73 % e aktiviteteve janë realizuar dhe një pjesë e tyre janë në proces të realizmit.

Ky vlerësim do të ndihmojë në identifikimin e sfidave gjatë zbatimit, si dhe në nxjerrjen e rekomandimeve për hapat e ardhshëm. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.