U mbajtën takimet me ekspertët ndërkombëtarë për riakreditim

U mbajtën takimet me ekspertët ndërkombëtarë për riakreditim

Në kuadër të procesit të riakreditimit të Universitetit “Kadri Zeka” nw Gjilan, Fakultetit Juridik dhe Fakulteti Ekonomik programi Menaxhim dhe Ndërmarrësi sot janë mbajtur takimet online me ekspertët ndërkombëtarë, për shkak të pandemisë me COVID-19.

Të pranishëm gjatë takimeve me grupet e ndryshme në Universitet ishin edhe zyrtarët e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) të udhëhequr nga drejtori, Naim Gashi.

Grupi i ekspertëve i përbërë nga Prof. Dr. Tornike Khoshtaria, Prof. Dr. Goce Naumkovski, Ms. Marija Vasilevska (Student Expert), zhvilluan takime online me grupe të organizuara nga Universiteti “Kadri Zeka” për këtë proces.

Pjesë e këtyre takimeve, përveç menaxhmentit tw Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit Juridik, bartësit e programeve, përfaqësuesit e sigurimit të cilësisë, stafit akademik, stafit të administratës dhe studentëve ishin edhe të diplomuarit, grupi i biznesit respektivisht punëdhënësit e të diplomuarve etj.

Sipas menaxhmentit të Universitetit “Kadri Zeka” takimet me ekspertë kanë shkuar shumë mirë dhe se në UKZ ka pasur një mobilizim të jashtëzakonshëm, sa i përket procesit të riakreditimit, nga të gjithë ata që kanë qenë të angazhuar në këtë proces.

KOMENTE