DYLON

U mbajtën takimet me ekspertët ndërkombëtarë për riakreditim institucional të UKZ-së

U mbajtën takimet me ekspertët ndërkombëtarë për riakreditim institucional të UKZ-së
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të procesit të riakreditimit institucional, në Universitetin Publik ”Kadri Zeka” në Gjilan, ka qëndruar  një ekip i ekspertëve ndërkombëtar të akreditimit, në përbërje të Prof. Milan Pol, Prof. Magdalena Platis dhe lidhje online ishte Ms. Lali Giorgitze, të shoqëruar nga përfaqësuesit e Agjencionit për Akreditim të Kosovës drejtori Naim Gashi dhe zyrtarja Leona Kovaçi.

Grupi i ekspertëve  ndërkombëtar dhe ata të AKA-së kanë zhvilluar takime të ndara veç e veç me shtatë grupe të organizuara nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan për këtë proces. Pjesë e këtyre takimeve fillimisht ishte menaxhmentit, pastaj përfaqësuesit e sigurimit të cilësisë dhe shërbimet administrative, më pas takim është mbajtur me dekanët e fakulteteve, në ndërkohë me stafit akademik, po ashtu sipas agjendës është mbajtur takim me studentët e UKZ-së, e në ndërkohë edhe më studentët e diplomuar, si dhe me punëdhënësit e të diplomuarve dhe palët e jashtme të interesit.

EkoHigjiena

Rektori i Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, tha se takimet me ekspertë kanë shkuar shumë mirë dhe vlerësoi organizimin e bërë për këtë proces si nga UKZ po ashtu edhe nga AKA-ja. Ai theksoi se në UKZ ka pasur një mobilizim të jashtëzakonshëm sa i përket procesit të riakreditimit institucional për çka falënderoi të gjithë ata që kanë qenë të angazhuar.

Grupi i ekspertëve për akreditim, kanë vizituar hapësirat e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ku kanë parë se si zhvillohet puna me studentët, hapësirat laboratorike dhe kabinetet në të cilat kryhet puna praktike.

Procesi i ri-akreditimit Institucional përfshin sigurimin e brendshëm dhe sigurimin e jashtëm të cilësisë, i cili vazhdon të mbetet mjeti kryesor për vendosjen e standardeve të cilësisë në sistemin e arsimit të lartë në Kosovë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.