U mbajtën Takimet e Vendlindjes “Malësia e Bujanocit 2026”
Në fshatin Zarbicë u mbajtën Takimet e Vendlindjes “Malësia e Bujanocit 2026”, një manifestim tradicional që organizohet që nga viti 2005.
“Kjo traditë nisi me iniciativën e Shoqatës “Vatra”, nën drejtimin e atdhetarit Najzi Kadriu, dhe vazhdon të ruajë e të forcojë lidhjen me vendlindjen”, huhet në njoftimin e Levizjës Qytetare “Vatra”.
Edhe këtë vit, manifestimi u organizua nën patronatin e Lëvizjës “Vatra”, duke shënuar vazhdimësinë e një tradite tashmë 21-vjeçare.
Të pranishmëve iu drejtuan me fjalë përshëndetëse z. Elbasan Shabani,z. Shaban Emini dhe imami i Zarbicës, z. Samir Jakupi.
Takimet u përmbyllën me një program kulturor e artistik, i cili u mirëprit nga pjesëmarrësit dhe kontribuoi në ruajtjen dhe promovimin e traditave, kulturës dhe identitetit kombëtar të Malësisë së Bujanocit, thuhet në njoftimin e Levizjës Qytetare “Vatra”.. /2LONLINE/
