DYLON

U mbajtën provimet pranues për studimet Master në UKZ

U mbajtën provimet pranues për studimet Master në UKZ
Avatar photo Redaksia

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, sot janë mbajtur provimet pranues për programet e studimeve Master në kuadër të fakulteteve, Fakultetit të Edukimit, Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike.

Kandidatët konkurruan në programet e Fakultetit të Edukimit/Mësimdhënie në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Mësimdhënie dhe Kurikula në Arsimin Fillor si dhe në programin Mësimdhënie në Gjuhë Angleze , në programin e Fakultetit Ekonomik/Analiza Ekonomike dhe Politika Zhvillimore dhe në programet e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike/Sistemi i Kontrollit dhe Inteligjenca Artificiale si dhe programin E-Qeverisja.

EkoHigjiena

Procesi i testimit është zhvilluar sipas planifikimeve të parapara dhe nën mbikëqyrjen e komisioneve përkatëse, ndërkohë që menaxhmenti i universitetit ka vizituar nga afër ambientet ku po zhvilloheshin provimet, për të siguruar mbarëvajtjen e procesit.

Në emër të Rektorit të Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, Prorektorja për Mësimdhënie dhe Çështje të Studentëve, Prof. Asoc. Dr. Shpresë Qamili, theksoi rëndësinë e një procesi të drejtë, transparent dhe në përputhje me standardet akademike. “Universiteti ynë është i përkushtuar që të ofrojë një ambient të mirë për studime pasuniversitare dhe të gjithë kandidatët që sot garojnë për vend në programet master, janë pjesë e një procesi që ruan integritetin dhe cilësinë e lartë akademike,” ka thënë Prorektorja Qamili.

Rezultatet e provimit pranues pritet të publikohen brenda afateve të përcaktuara në konkursin zyrtar të shpallur më herët, ndërsa kandidatët e pranuar do të njoftohen për hapat e mëtejshëm të procesit të regjistrimit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.