/2L ONLINE/ – Në kuadër të aktiviteteve sportive për nder të manifestimit mbarëkombëtarë “Flakadani i Karadakut”, është mbajtur dje turneu memorial i Boksit “Flakadani i Karadakut” 2016 në Shkollën e Mesme Teknike Profesionale “ Jonuz Zejnullahu” në Viti, ku ka tubuar adhurues vitias të shumtë të boksit.
Ky aktivitet është mbajtur në organizim të përbashkët të Komunës së Vitisë me Federatën e Boksit të Kosovës, ku kanë marrë pjesë boksier të rijnë nga kjo federatë , të cilët kanë rivalizuar njëri-tjetrin në 11 meçe.
Në ceremoninë e hapjes së këtij turneu Kryetari i komune së Vitisë, Sokol Haliti, u shpreh se Vitia është krenare që sot janë pjesë e këtij manifestimi sportiv Federata e Boksit të Kosovës me boksierët me të mirë, ndërkohë që ka bërë me dije se tash e tutje ky turne në boks do të jetë tradicional në çdo përvjetor të manifestimit.
Ndërkaq, referi ndërkombëtar Latif Demolli, duke vlerësuar pjesëmarrjen e tyre në këtë turne në boks, ka bërë të ditur se ky turne në boks do të bëhet tradicional dhe ndërkombëtar po ashtu, pasi që kanë biseduar tashmë mbi mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë në mes të komunës së Vitisë dhe Federatës. /2L ONLINE/