DYLON

U mbajt tryeza e rrumbullaket mbi “Zbatimin e dygjuhësisë ne institucionet gjyqësore”

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Ne kuadër të projektit “ Monitorimi i rasteve të kontesteve pronësore , zbatimi i gjuhës në seanca dhe përmirësimi i pjesëmarrjes së komuniteteve jo-shumicë në sistemin e drejtësisë ”, është mbajtur tryeza e dytë rrumbullaket me temën “Zbatimi i dygjuhësisë ne institucionet gjyqesore”. Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues të Gjykatës themelore, institucioneve komunale ,organizatat e shoqërisë civile ,qytetarë,të rinjtë dhe media lokale .

Besime Tusha , projekt menaxhere në fillim të tryezës ka njoftuar të pranishmit me qëllimin e sigurimit të përputhshmërisë së gjuhës dhe zbatimin e të drejtave pronësore, gjithashtu qasjen e qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe ngritjen e njohurisë për komunitetet jo-shumicë në lidhje me të drejtat e tyre pranë Degës së Gjykatës Themelore në Kamenicë.

EkoHigjiena

Ndërsa, Zijadin Spahiu, përgjegjës i gjykatës themelore dega në Kamenicë, ka thënë se në fillim të çdo seance palët njoftohen me të drejtat e përdorimit të gjuhës amtare, të gjitha palët përveç përkthimit simultantë gjitha shkresat i marinë ne gjuhen e tyre amtare. “ Si problem kryesor e kemi mungesën e përkthyesve, gjykata komunale ka vetëm një përkthyes , mirëpo ne këtë nuk e marrim si pretekst që palëve të mos ju sigurohet përkthimi adekuat”, ka thënë Spahiu.

Gjykatësja Valbona Dërvodelli , ka thënë se mungesa e përkthyesve na krijon probleme në mbajtjen e seancave pasi qe në te njehtën ditë, kohë kemi seanca me lëndë penale dhe civile, ndodhë që për këtë arsye të shtyhen seancat , ndërsa sa i përket përdorimit të dygjuhësisë gjatë seancave deri me tani e kemi zbatuar në pikëpëri.

Në këtë tryezë kontributin e tyre e dhanë : Gjykatësi Burim Shala, përkthyesi i gjykatës Musa Ahmeti, si dhe qytetarët Ramadan Ajvazi, Daut Maliqi, Rexhep Hasani, Sylejman Morina etj.

Ne fund të tryezës dolën konkluzionet dhe rekomandime të përbashkëta lidhur me përdorimin e dygjuhësisë në sistemin e drejtësisë. Kjo tryezë u organizua në kuadër të projektit “ Monitorimi i rasteve të kontesteve pronësore , zbatimi i gjuhës në seanca dhe përmirësimi i pjesëmarrjes së komuniteteve jo-shumicë në sistemin e drejtësisë ”, që implementohet nga OJQ “NOPM” dhe financohet nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC), me fonde nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.