DYLON

U mbajt tryeza e rrumbullaket mbi “ Informimin Publik”

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Ne kuadër të projektit “ Monitorimi i rasteve të kontesteve pronësore , zbatimi i gjuhës në seanca dhe përmirësimi i pjesëmarrjes së komuniteteve jo-shumicë në sistemin e drejtësisë ”, është mbajtur tryeza e rrumbullaket mbi informimin publik me përfaqësuesit e Gjykatës Themelore te Kamenicës, anëtarë te shoqërisë civile, avokat, organizata te rinjve, grupi i grave, media lokale dhe qytetare.

Besime Tusha , projekt menaxhere në fillim të tryezës ka njoftuar të pranishmit lidhur me rendësin dhe realizimin e këtij projekti .Qëllimi kryesor është që ti mundësohet qytetarëve, veçanërisht atyre jo shumicë, shoqërisë civile, dhe grupeve të interesit, të ndërtojnë një qasje demokratike sa i përket të drejtave në lidhje me sistemin e drejtësisë, dhe të informohen me punën e gjykatës, qëllim tjetër është informimin i publikut dhe zbatimin e të drejtave pronësore, gjithashtu qasjen e qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe ngritjen e njohurisë për komunitetet jo-shumicë në lidhje me të drejtat e tyre pranë Degës së Gjykatës Themelore në Kamenicë,ka thënë Tusha.

EkoHigjiena

Ndërsa, Zijadin Spahiu, përgjegjës i gjykatës themelore dega në Kamenicë, ka thënë se sa i përket informimit e jemi te centralizuar per shkak te reformimit te gjykatave, ku me kete rast zyrtari për informim gjendet ne gjykatën themelore ne Gjilan, gje qe eshte shume e nevojshme qe ta kemi edhe ne komunen e Kamenices, gjithashtu gjate javës ne i kemi dy ditë te hapura për qytetaret , ne korridorin e gjykatës e kemi vendosur një monitor ku qytetaret njoftohen për mbajtjen e seancave, tabelat dhe broshurat si dhe formularët te cilët plotësohen për çdo vizite qe i behet gjykatës.

Burim Shala, gjykatës ,shprehet se qytetaret interesohen me shume për te drejtat, e jo për procedurat , publiku ka nevoje te informohet për te drejtat materiale si dhe te informohen për te drejtat e tyre si dhe pronën .

Sylejman Morina ,zyrtar i informimit ndër te tjerat tha se komuna dhe gjykata kanë problem sa i përket adresave te sakta te vendbanimeve te qytetareve te komunës sonë, dërgesat dhe shkresat shume herë kthehen mbrapa se pse adresimi i tyre nuk është i saktë, mos emërimet e shumicës të rrugëve dhe lokaliteteve te banuara.

Administratorja e Gjykatës Lulavere Basha thotë se shumë shpejtë gjykata themelore dega ne Kemenicë, do të këtë webfaqen e vetë ku qytetaret do te informohen për procedurat dhe te drejtat e tyre , si dhe do të kenë mundësinë të informohen për punën e gjykatës përmes webfaqes .

Në këtë tryezë kontributin e tyre e dhanë: Rexhep Hasani, Shkelzen Krasniqi, Gazmend Mavriqi, Ibadete Ahmetaj etj.

Ne fund të tryezës dolën konkluzionet dhe rekomandime të përbashkëta lidhur me informimin e publikut . Kjo tryezë u organizua në kuadër të projektit “ Monitorimi i rasteve të kontesteve pronësore , zbatimi i gjuhës në seanca dhe përmirësimi i pjesëmarrjes së komuniteteve jo-shumicë në sistemin e drejtësisë ”, që implementohet nga OJQ “NOPM” dhe financohet nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC), me fonde nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). /2l Online/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.