DYLON

U mbajt trajnimi i zjarrfikësve për intervenime në situata emergjente

zjarrfikësit
Avatar photo Redaksia

Në Viti sot është mbajtur trajnimi praktik, “Mbështetje për viktimat dhe marrja për sipër e aksidenteve në trafikun rrugor”.

Gjatë këtij trajnimi në terren janë improvizuar dy aksidente trafiku me ç’rast zjarrfikësit e shtatë komunave të Kosovës, si nga Vitia, Gjilani, Kamenica, Ferizaji, Hani i Elezit, Kaçaniku dhe Podujeva, janë trajnuar nga ekspertë francez të fushës së shpëtimit për reagime në situata emergjente.

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe ekipe tjera mbështetëse si Policia e Kosovës, QKMF- e Vitisë dhe Kryqi i Kuq i Kosovës.

EkoHigjiena

Ndërkohe aktivitetet kanë vazhduar edhe në orët e pasdites me një improvizim tjetër të një aksidenti, në rrugën Viti – Gërlicë, përkatësisht në fshatin Drobesh.

Gjithashtu KFOR-i francez në bashkëpunim me Zjarrfikësit në Viti dhe stafin e Emergjencës në QKMF – Viti, kanë mbajtur një ushtrim se si duhet të reagohet në raste të aksidenteve rrugore .

Edhe ky ushtrim u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit ndër komunal mes komunës së Vitisë dhe komunës Gaillard të Francës, i fuqizuar nga Shoqata “Miqësia Franko-Shqiptare” dhe i mbështetur nga Kryetari i Komunës së Vitisë z.Sokol Haliti.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.