DYLON

U mbajt trajnimi për rritjen e produktivitetit në fermat blegtorale

U mbajt trajnimi për rritjen e produktivitetit në fermat blegtorale
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të projektit “Zhvillimi i zonave rurale përmes avancimit të shërbimeve këshillimore” të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë dhe të implementuar nga organizata KDC, është mbajtur trajnimi për fermerët e fushës së blegtorisë në sallën e Kuvendit Komunal të Vitisë.

Tema e trajnimit ka qenë: “Praktikat e menaxhimit për përmirësimin e mirëqenies së lopëve qumështore dhe rritjen e produktivitetit në fermë”.

EkoHigjiena

Trajnimi ka ngjallur interesim të kënaqshëm nga ana e fermerëve, të cilët kanë marrë informacione të vlefshme për këtë veprimtari.

Ai është mbajtur nga Hasan Sejfiaj, inxhinier i bujqësisë dhe këshilltar privat i licencuar, i cili ka ofruar njohuri dhe këshilla të rëndësishme për fermerët e kësaj fushe. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.