DYLON

U mbajt trajnim për rishikimin dhe përditësimin e syllabusëve

U mbajt trajnim për rishikimin dhe përditësimin e syllabusëve
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për rritjen e cilësisë akademike dhe standardizimin e dokumentacionit të brendshëm, në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, Gjilan, është mbajtur një trajnim për rishikimin dhe përditësimin e syllabuseve.

Ky aktivitet u organizua si pjesë e zbatimit të Kalendarit për Cilësi të institucionit, duke u konsideruar një hap i rëndësishëm në forcimin e proceseve të brendshme të sigurimit të cilësisë dhe transparencës në mësimdhënie.

EkoHigjiena

Synimi kryesor i këtij trajnimi ishte përmirësimi i përmbajtjes së syllabuseve, standardizimi i tyre sipas praktikave më të mira akademike, si dhe rritja e përputhshmërisë me kërkesat institucionale dhe ndërkombëtare. Përmes këtij procesi, UKZ synon të ofrojë një bazë më të qartë për studentët dhe stafin akademik në raport me objektivat e programeve studimore, rezultatet e të nxënit dhe mënyrat e vlerësimit.

Ligjëruesit e trajnimit ishin Prof. Asoc. Dr. Voglushe Kurteshi,  Prof. Ass. Dr. Arbona Xhemajli dhe Prof. Dr. Bashkim Dalipi, të cilët ndanë përvojën dhe njohuritë e tyre profesionale me stafin akademik.

Gjatë trajnimit, u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me funksionin dhe përmbajtjen e syllabuseve si, roli i syllabuseve në sigurimin e cilësisë së programeve studimore, hartimi dhe vlerësimi i rezultateve të të nxënit në përputhje me standardet akademike, praktikat e vlerësimit dhe koherenca e tyre me politikat institucionale, si dhe u dhanë shembuj praktikë dhe udhëzime për optimizimin e ngarkesës së studentëve dhe llogaritja e saktë e krediteve ECTS.

Në trajnim morën pjesë stafi akademik nga të gjitha njësitë akademike të universitetit, duke u shndërruar në një platformë të hapur për diskutime profesionale, shkëmbim përvojash dhe reflektime mbi praktikat e deritanishme, por edhe në ofrimin e ideve konkrete për avancimin e procesit mësimor.

Ky trajnim është vlerësuar si një organizim i duhur për avancimin e dokumentacionit akademik të universitetit, duke ndihmuar në konsolidimin e standardeve të brendshme, përputhjen me praktikat evropiane dhe përmirësimin e përvojës së studentëve. Në të njëjtën kohë, ai dëshmon përkushtimin e Universitetit Publik “Kadri Zeka” për të ndërtuar një mjedis akademik bashkëkohor, transparent dhe të orientuar drejt cilësisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.