DYLON

U mbajt trajnim për plotësim të aplikacioneve të granteve të BE-së

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Zyra për Investime dhe Mbështetje të Bizneseve, në bashkëpunim me projektin Aftësitë për Punësim Rural të HELVETAS Sëiss Intercooperation, ka organizuar sot një trajnim në lidhje me plotësimin e aplikacioneve dhe dokumenteve tjera për skemën e granteve të BE për sektorin privat.
Në këtë trajnim një ditor merrnin pjesë përfaqësues, respektivisht të interesuarit për aplikim në grantet e BE-së. Projekti Aftësitë për Punësim Rural është një projekt pro-të varfërve i cili ka për synim një qasje ndaj komunitetit të gjerë, por megjithatë duke vënë në rend të parë të rinjtë, femrat dhe pakicat përbrenda qëllimit të përgjithshëm të rritjes së punësimit dhe të ardhurave.

Po ashtu do të rrisë mundësitë për punësim dhe të ardhurat në zonat rurale të Kosovës, nëpërmjet një varg ndërhyrjesh që kanë për qëllim përmirësimin e aftësive, trajnimin dhe zhvillimin ekonomik./2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.