DYLON

U mbajt trajnim për fermerët e perimkulturës rreth mbjelljes së farërave të perimeve

U mbajt trajnim për fermerët e perimkulturës rreth mbjelljes së farërave të perimeve
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të Projektit “Zhvillimi i Zonave Rurale përmes Avansimit të Shërbimeve Këshillimore” të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Drejtorisë së Bujqësisë, i cili implementohet nga organizata KDC, është mbajtur një trajnim për fermerët e lëmisë së perimkulturës në komunën e Vitisë, në sallën e Kuvendit të Komunës së Vitisë. Tema e trajnimit ishte “Teknikat e përgatitjes dhe llojet e moduleve për mbjelljen e farërave të perimeve”.

Trajnimi ka pasur një interes të kënaqshëm nga ana e fermerëve, të cilët kanë marrë informacione të vlefshme për këtë aktivitet.

EkoHigjiena

Ky trajnim është mbajtur nga Viola Xhemajli, inxhiniere e bujqësisë dhe këshilltare private e licencuar, e cila ka ofruar njohuri dhe këshilla të vlefshme për fermerët e kësaj lëmie. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.