DYLON

U mbajt trajnim me fermerët e perimkulturës rreth përgatitjes së fidaneve të specit për në fushë të hapur

U mbajt trajnim me fermerët e perimkulturës rreth përgatitjes së fidaneve të specit për në fushë të hapur
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të Projektit “Zhvillimi i Zonave Rurale përmes Avansimit të Shërbimeve Këshillimore”, i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Drejtorisë së Bujqësisë, e që implementohet nga organizata KDC, është mbajtur një trajnim për fermerët e lëmisë së perimkulturës së Komunës së Vitisë, në fshatin Gjylekar, te fermerja Valdete Sahiti.

Tema e trajnimit ishte: “Përgatitja e fidaneve të specit për në fushë të hapur”.

EkoHigjiena

Trajnimi ka pasur një interes të kënaqshëm nga ana e fermerëve, të cilët kanë marrë informacione të vlefshme për këtë veprimtari.

Trajnimi është mbajtur nga Viola Xhemajli, inxhiniere e bujqësisë dhe këshilltare private e licencuar, e cila ka ofruar njohuri dhe këshilla të dobishme për fermerët e kësaj fushe. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.