DYLON

U mbajt takimi vjetor bilateral në mes Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe asaj të Gjermanisë në fushën e mbrojtjes

U mbajt takimi vjetor bilateral në mes Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe asaj të Gjermanisë në fushën e mbrojtjes
Avatar photo Redaksia

Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së morën pjesë në takimin vjetor bilateral me delegacionin e Forcave të Armatosura të Gjermanisë, të mbajtur në Berlin më 19 dhe 20 tetor 2021. 

Qëllimi i takimit ishte bashkëpunimi dypalësh ndërmjet dy shteteve në fushën e mbrojtjes si dhe planifikimi i aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet dy shteteve për vitin 2022, si dhe orientimet kryesore për periudhën e ardhshme.

EkoHigjiena

Me këtë rast, zëvendësdrejtori i Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Ministrinë gjermane të Mbrojtjes, kolonel Markus Harder, ofroi gatishmërinë e plotë për bashkëpunim dhe u shpreh i hapur lidhur me avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit, si në aspekt të shkollimit, trajnimit, shkëmbimit të përvojave si dhe ekspertizës profesionale në shumë degë dhe lëmi ushtarake.

Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, u kryesua nga drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike në Ministrinë e Mbrojtjes,  kolonel Sylejman Cakaj, i shoqëruar nga shefi i Planifikimit në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, kolonel Agron Bajrami, atasheu i mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Gjermani, nënkolonel Besim Gashi dhe shefja e Bashkëpunimit Bilateral në Ministrinë e Mbrojtjes, nënkolonel Remzie Zeqiraj. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.