DYLON

U mbajt takimi pune rreth Draft Planit të Mobilitetit në fushën e Komunikacionit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me qëllim të hartimit të Planit të Moblitetit në fushën e Komunikacionit e cila për qëllim kryesor ka lehtësimin e qarkullimit në trafik, grupi Punues për hartimin e këtij plani ka mbajtur sot një takim pune ku u vendos që të jepet pëlqimi i kapitullit të parë të Draft Planit të Mobilitetit .

Gjithashtu gjatë këtij takimi u dhanë edhe disa rekomandime e ndër to ishte që takimet e këtij grupi të mbahen për çdo muaj deri se të hartohet ky plan si dhe të marrin pjesë të gjithë anëtarët e grupit në takimet e ardhshme. Përndryshe ky grup përbëhet nga Zyrtarë Komunal, Përfaqësues të Projektit Demos si dhe Ekspert në fushën e Komunikacioniit. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.