DYLON

U mbajt takimi për Hartimin e Stategjisë dhe Planin e Veprimit për MIK

U mbajt takimi për Hartimin e Stategjisë dhe Planin e Veprimit për MIK
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministi i Punëve të Brendshme, z. Isa Xhemajlaj, njëherit koordinator nacional për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, mbajti takimin konsultativ në lidhje me hartimin e Strategjisë dhe Planin e Veprimit për Menaxhimin e Integruar të Kufirit për vitin 2018-2023.

Zëvendëministri Xhemajlaj tha se Strategjia dhe Plani i Veprimit për MIK janë dokumente të rëndësishme të cilat mund të plotësohen dhe ndryshohen në vazhdimësi në aspektin e zbatimit gradual të parametrave, objektivave, veprimeve dhe proceseve të punës, në sferën e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve të institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me Menaxhimin e Kufijve.

Ai tha se ne duhet t’i përshtatemi rregullave dhe mundësive në përputhje me gjendjen në terren, interesave strategjike të Republikës së Kosovës dhe ndryshimeve brenda standardeve të BE-së.

EkoHigjiena

Po ashtu është diskutuar për formimin e gurpit punues për themelimin e Planin e Veprimit të Strategjisë 2013-2018, si dhe për harmonizimin e strategjisë konform udhëzimeve administrative, që do të rrisin nivelin e sigurisë.

Në këtë takim morrën pjesë të gjithë akterët e institucioneve të Republikës së Kosovës, të cilët do të punojnë në hartimin e Strategjisë dhe Planin e Veprimit për Menaxhimin e Integruar të Kufirit për vitin 2018-2023.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.