DYLON

U mbajt takimi koordinues për organizimin e manifestimit kulturor-sportiv “2 korriku” Beguncë

U mbajt takimi koordinues për organizimin e manifestimit kulturor-sportiv “2 korriku” Beguncë
Avatar photo Redaksia

Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është mbajtur sot një takim koordinues lidhur me finalizimin e organizimit të finales në futboll të vogël të manifestimit tradicional kulturor-sportiv –turneu “ 2 Korriku”, i cili pritet të mbahet nesër në Beguncë të Vitisë.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të Policisë së Kosovës, shërbimeve shëndetësore, zjarrfikësve, drejtorive komunale, këshillit organizativ të “2 Korrikut” dhe institucioneve të tjera përkatëse, me qëllim të koordinimit të aktiviteteve për mbarëvajtjen e këtij manifestimi.

EkoHigjiena

Me këtë rast, Kryetari Sokol Haliti theksoi se ky manifestim është pjesë e aktiviteteve të parapara në kuadër të Statutit të Komunës së Vitisë dhe ka një rëndësi të veçantë. Ai bëri të ditur se qëllimi i këtij takimi është që organizimi final i manifestimit në Beguncë të jetë sa më i mirë, duke garantuar siguri, rend dhe mbarëvajtje të të gjitha aktiviteteve.

Ndërkaq, të pranishmit shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim dhe koordinim të plotë institucional, në mënyrë që manifestimi të zhvillohet me sukses dhe në shërbim të qytetarëve dhe pjesëmarrësve. /2LONLINE/