DYLON

U mbajt takimi informues me fermerët vitias për Skemën e Granteve Investuese

U mbajt takimi informues me fermerët vitias për Skemën e Granteve Investuese
Avatar photo Redaksia

Sot në Viti u mbajt takimi informues me fermerët e kësaj komune lidhur me Skemën e Granteve Investuese, të cilën GIZ Kosova po e implementon në emër të Qeverisë Gjermane, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR).

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, në Viti Naim Pira, i cili u shpreh se kjo skemë paraqet një mundësi të mirë për fermerët dhe bizneset bujqësore për të zhvilluar dhe përmirësuar aktivitetet e tyre.

EkoHigjiena

Gjatë këtij takimi fermerët u njoftuan se skema e përfituesit potencialë ndahen në dy kategori: LOT 1 – deri në 5,000 € për fermerë individualë, ekonomi familjare bujqësore, start-up, mikro dhe ndërmarrje të vogla. LOT 2 – nga 5,001 € deri në 50,000 € për fermerë dhe ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme. Poashtu u tha se mbështetja do të përqendrohet në sektorë si: produktet pyjore jo-drusore, bimët mjekësore dhe aromatike, kërpudhat dhe bimët zbukuruese, agroturizmi, përpunimi i produkteve bujqësore, prodhimi i mjaltit, rritja e shpezëve, si dhe akuakultura.

Përndryshe bëhet me dije se aplikimi mund të bëhet online në platformën rural-development-kosovo.grantplatform.com, si dhe fizikisht në drejtorinë komunale për bujqësi. Afati i fundit për aplikim është 22 shtator 2025. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.