U mbajt takimi i rradhës i Grupit Punues për Armët e Vogla dhe të Lehta

U mbajt takimi i rradhës i Grupit Punues për Armët e Vogla dhe të Lehta

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi për prezantimin e Udhërrëfyesit për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për posedimin e paligjshëm, keqpërdorimin dhe trafikimin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (AVL) në Ballkanin Perëndimor, brenda vitit 2024.

Takimin e hapi Koordinatori Kombëtar për Armë të Vogla dhe Lehta, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka.

Në takim u diskutua për procesin e shkatërrimit të armëve, ku u dakorduan për angazhime dhe koordinimin ndërinstitucional, për të realizuar shkatërrimin e armëve sipas planifikimeve gjatë këtij viti.

Legalizimi i armëve ishte njëra nga temat kryesore që u diskutuara. Në këtë takim u theksua se Udhëzimi Administrativ për Legalizim është në fazën e konsultimit publik dhe pritet që të kaloj fazat e nevojshme, në mënyrë që procesi i legalizimit të mund të fillojë në muajin tetor të këtij viti.

Me këtë rast zëvendësministri Zeka theksoi se duhet të gjithë bashkërisht të angazhohemi për luftimin e trafikimit të paligjshëm të armëve dhe municionit në Kosovë, në kuadër të iniciativës për të gjithë Ballkanin Perëndimor.
“Objektiv kryesor brenda vitit 2023 është që të garantohet miratimi i legjislacionit për kontrollin e armëve, plotësisht i harmonizaur me kuadrin rregullator të BE-së dhe detyrimet e tjera ndërkombëtare përkatëse të standardizuara me të gjithë rajonin”-tha zëvedësminitri Zeka

Duke u bazuar në deklaratën e përbashkët nga takimi i mbajtur në Podgoricë për angazhimin për luftimin e trafikimit të paligjshëm të armëve dhe municionit në Ballkanin Perëndimor, Republika e Kosovës e ka bërë prioritet implementimin e këtyre obligimeve dhe u konstatua se Republika e Kosovës gjatë 10 viteve të fundit ka arritur progres të çmueshëm në fushën e kontrollit të armëve të vogla dhe të lehta dhe që nga viti 2008 është duke implementuar strategjia dhe plani i veprimit për AVL.

Në fund të takimit të gjithë pjesëmarrësit u dakorduan për shtim të dinamikës së punës dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, me qëllim të përcaktimit të prioriteteve dhe projekteve.

KOMENTE