DYLON

U mbajt takimi i radhës i këshillit kombëtarë kundër narkotikëve

U mbajt takimi i radhës i këshillit kombëtarë kundër narkotikëve
Avatar photo Redaksia

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra mbajti takimin e radhës me këshillin kombëtarë kundër narkotikëve, ku objekt diskutimi ishte implementimi i Strategjisë Kundër Narkotikëve.

Në këtë takim u diskutua lidhur me raportet e tremujorit të parë të këtij viti, për të gjitha institucionet të cilat janë të përfshira në përmbushjen e objektivave të përgjithshme të Strategjisë Kundër Narkotikëve.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Selami Shkodra, fillimisht vlerësoi grupin punues për punën e bërë deri më tani, në veçanti falënderoi organet e ndjekjes penale, me theks të veçantë Policinë e Kosovës në luftimin e kësaj dukurie negative.

Koordinatori Shkodra kërkoi nga të gjithë akterët e përfshirë që të bëjnë përpjekje maksimale në luftimin e kësaj dukurie, në mënyrë që të këtë sa më pak kontakt të qytetarëve me të gjitha llojet e drogave.

EkoHigjiena

Grupi punues vlerësoi se luftimi i kësaj dukurie ka arritur suksese, por duhet të bëhen përpjekje edhe më të mëdha në luftimin dhe parandalimin e drogave.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.