U mbajt takimi i radhës i grupit për Menaxhimin e Integruar të Kufirit

U mbajt takimi i radhës i grupit për Menaxhimin e Integruar të Kufirit

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, u mbajt takimi i radhës i grupit për Menaxhimin e Integruar të Kufirit. Takimin e hapi Koordinatori Nacional për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, z. Isa Xhemajlaj.

Në këtë takim morën pjesë strukturat udhëheqëse të drejtorive Rajonale të Policisë Kufitare, nga Dogana e Kosovës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe përfaqësues ndërkombëtar nga misioni EULEX dhe përfaqësues të programeve të Ambasadës Amerikane EXBS dhe ICITAP.

Takimi kishte karakter të përcaktimit të objektivave konkrete dhe shfrytëzimin maksimal të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në parandalimin e dukurive dhe aktiviteteve kriminale, si në kufi dhe në brendi të territorit të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast Koordinatori Nacional për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, z. Isa Xhemajlaj falënderoi të pranishmit dhe inkurajoi që të bashkërendohen edhe më tej aktivitetet në luftën pa kompromis kundër krimit ndër kufitar, migrimit të paligjshëm, kontrabandës, evazionit fiskal, drogave, armëve etj. Ai tha se duhet ofrojmë një ambient të sigurt për qytetarët dhe për shoqërinë në përgjithësi.

KOMENTE