DYLON

U mbajt takimi i grupit punues për implementimin e Strategjisë kundër Terrorizmit

U mbajt takimi i grupit punues për implementimin e Strategjisë kundër Terrorizmit
Avatar photo Redaksia

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, u mbajt takimi i grupit për implementimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit kundër Terrorizmit, ku është bërë raportimi i aktiviteteve të implementuara në kuadër të Strategjisë.

Takimin e hapi ministri në detyrë i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa, i cili pasi falënderoi anëtarët e grupit për punën, bëri një përmbledhje të punës së institucioneve në angazhimet konkrete për luftimin e kësaj dukurie globale, ku ka qenë e përfshirë edhe Republika e Kosovës.

Ministri Mustafa vuri në dukje angazhimin që ka pasur shteti i Kosovës në kuadër të luftës globale kundër terrorizimit, sidomos në parandalimin e qytetarëve të Kosovës që të bashkëngjiten luftërave të huaja.

EkoHigjiena

Në kuadër të angazhimeve aktuale, ministri Mustafa theksoi angazhimin sa i përket kthimit të qytetarëve të Kosovës nga lufta në Siri, ku tha se janë duke u përfshirë përmes programeve në ri-pranimin e këtyre qytetarëve dhe risocializimin e tyre në shoqërinë tonë.

Në këtë takim u raportuan të gjitha aktivitet që janë realizuar në kuadër të planit të veprimit të kësaj strategjie dhe për pjesët tjera ku ka pasur vështirësi në implementim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.