DYLON

U mbajt takimi i grupit punues për implementimin e Strategjisë Nacionale për Migrim

U mbajt takimi i grupit punues për implementimin e Strategjisë Nacionale për Migrim
Avatar photo Redaksia

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, u mbajt takimi i grupit punues ndërinstitucional për implementimin e Strategjisë Nacionale për Migrim. Me këtë rast, takimin e udhëhoqi Koordinatori Nacional për Migrim, njëherazi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Izmi Zeka.

Zëvendësministri Zeka fillimisht falënderoi të gjithë anëtarët e grupit punës të të gjitha institucioneve për punën që kanë bërë sa i përket menaxhimit të migrimit dhe për formën se si janë organizuar të gjitha institucionet për një punë të jashtëzakonshme për menaxhimin e kësaj dukurie.

“Çështja e menaxhimit të migrimit është jashtëzakonisht komplekse, duke marrë për bazë shtrirjen e lëvizjes së njerëzve dhe kjo është një çështje që nuk e përfshinë vetëm vendin tonë por edhe vende të ndryshme të botës”, theksoi Zeka.

EkoHigjiena

Zëvendësministri Zeka kërkoi nga të gjithë akterët që deri në fund të vitit të bëhet një vlerësim i përgjithshëm i realizimit të aktiviteteve, në mënyrë që të kemi një pasqyrë të qartë në harmonizimin e strategjisë së re dhe planit të veprimit që pritet të hartohet vitin tjetër.

Të gjithë përfaqësuesit e institucione që janë të përfshirë në këtë strategjinë për migrim raportuan për realizimin e aktiviteteve gjatë vitit 2017.