DYLON

U mbajt takim për nisjen e Projektit CoVE STEM Europe

U mbajt takim për nisjen e Projektit CoVE STEM Europe
Avatar photo Redaksia

Është mbajtur takimi i parë online para nisjes së projektit CoVE STEM Europe, që ka për qëllim, forcimin e bashkëpunimit për avancimin e fushës STEM në Evropë.

Në këtë takim ku nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” që është partner i projektit, mori pjesë Prof. Dr. Xhevdet Thaqi së bashku me ekipin e tij, pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë pyetjet fillestare mbi projektin CoVE STEM Europe,  të shikojnë përmbajtjen e tij që liderët e pakove të punës duhet të përgatisin për takimin e ardhshëm, të sqarojnë pritshmëritë dhe të përcaktojnë hapat për përgatitjen e takimit të nisjes që do të mbahet në Holandë ndërmjet 20-25 prill 2025.

EkoHigjiena

Gjatë këtij takimi, do të shqyrtohen objektivat dhe strategjitë kryesore të projektit, pjesëmarrësit e projektit CoVe Stem Europe që janë nga, Kosova, Holanda, Turqia, Suedia, Gjermania dhe Italia, do të njihen më mirë me njëri-tjetrin dhe do të angazhohen në aktivitete të ndihmës për ndërtimin e një ekipi të fortë dhe bashkëpunues. Ky takim është mundësia për të përcaktuar hapat e ardhshëm dhe për të siguruar një fillim të suksesshëm për të gjithë partnerët.

Për më tepër, pas takimit të Kick-off , ndërmjet 20-25 prill 2025 që do të mbahet në Holandë, do të zhvillohet Mbledhja e Përgjithshme e Koalicionit EU STEM në Hagë. Ky organizim do të jetë një mundësi për të thelluar bashkëpunimin dhe për të diskutuar zhvillimet e mëtejshme në fushat e Shkencës, Teknologji, Ingjinieri dhe Matematikë ( STEM) në Evropë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.