DYLON

U mbajt takim konsultativ me palët e jashtme të interesit për zhvillimin dhe riakreditimin e programeve studimore në Fakultetin e Edukimit

U mbajt takim konsultativ me palët e jashtme të interesit për zhvillimin dhe riakreditimin e programeve studimore në Fakultetin e Edukimit
Avatar photo Redaksia

Fakulteti i Edukimit në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan organizoi një takim konsultativ me palët e jashtme të interesit, në kuadër të procesit të zhvillimit dhe riakreditimit të programeve studimore.

Takimi kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet universitetit dhe institucioneve arsimore, me synim që programet studimore të jenë në përputhje me nevojat reale të sistemit arsimor, zhvillimet bashkëkohore në fushën e edukimit dhe kërkesat e tregut të punës.

EkoHigjiena

Në hapje të takimit, pjesëmarrësit i përshëndeti Prorektorja për Zhvillim Akademik dhe Cilësi, Prof. Asoc. Dr. Voglushe Kurteshi, e cila falënderoi drejtorët e shkollave fillore, përfaqësuesit e institucioneve parashkollore, mësimdhënësit dhe edukatoret për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në këtë proces të rëndësishëm. Ajo theksoi se bashkëpunimi i vazhdueshëm me institucionet arsimore është thelbësor për zhvillimin e programeve cilësore dhe për përgatitjen e kuadrove profesionale që u përgjigjen sfidave të arsimit.

Fjalën hyrëse e mbajti edhe U.D. Dekania e Fakultetit të Edukimit, Prof. Asoc. Nerxhivane Krasniqi, e cila theksoi rëndësinë e partneritetit ndërmjet fakultetit dhe shkollave, duke nënvizuar se bashkëpunimi me institucionet arsimore dhe parashkollore është i domosdoshëm për ngritjen e cilësisë së programeve studimore dhe për përgatitjen e mësimdhënësve të së ardhmes.

Gjatë takimit u zhvilluan diskutime mbi përshtatshmërinë e programeve studimore me nevojat e institucioneve arsimore dhe parashkollore, kompetencat profesionale që duhet të zotërojnë të diplomuarit, organizimin dhe cilësinë e praktikës profesionale, si dhe format e bashkëpunimit ndërmjet universitetit, shkollave dhe institucioneve parashkollore. Gjithashtu, u trajtuan nevojat për përditësimin e kurrikulave dhe zhvillimin e mëtejmë të programeve studimore, ndërsa palët e interesit dhanë rekomandime konkrete për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së tyre.

Në kuadër të takimit u prezantuan edhe programet studimore të Fakultetit të Edukimit, duke shpalosur strukturën, përmbajtjen dhe objektivat e secilit program, si dhe mundësitë për zhvillimin e tyre të mëtejshëm në përputhje me standardet e cilësisë.

Në takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve arsimore dhe parashkollore, drejtorë shkollash, mësimdhënës, edukatore dhe partnerë të tjerë të Fakultetit të Edukimit, të cilët kontribuan me përvojën, sugjerimet dhe rekomandimet e tyre për zhvillimin e programeve studimore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.