U Mbajt Simpoziumi Shkencor “Muhamedi a.s. në kujtesën dhe traditën shqiptare”
“Mesazhi profetik, trashëgimia dhe aktualiteti”
Sot, në Gjilan, u mbajt Simpoziumi Shkencor “Muhamedi a.s. në kujtesën dhe traditën shqiptare – Mesazhi profetik, trashëgimia dhe aktualiteti”, i organizuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan.
Simpoziumi filloi në ora 09:00 dhe përfundoi në ora 18:30, duke sjellë së bashku studiues, profesorë, intelektualë dhe njohës të fushave të ndryshme, të cilët përmes 26 kumtesave shkencore trajtuan figurën, misionin, mesazhin dhe trashëgiminë e Profetit Muhamed a.s. në kujtesën dhe traditën shqiptare.
Programi i simpoziumit nisi në amfiteatrin e KBI-së në objektin e ri, me këndimin e ashares, ndërsa më pas u mbajtën fjalët përshëndetëse nga kryetari i KBI-së në Gjilan, Naim Aliu, Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Seanca e parë
Në seancën e parë referuan:
– Driton Arifi – “Jeta, misioni dhe personaliteti i Profetit a.s. në studimet bashkëkohore”
– Milazim Krasniqi – “Logjika historike dhe përmasa tejhistorike e Muhamedit a.s.”
– Sadik Mehmeti – “Shfaqje të dashurisë ndaj Pejgamberit a.s. në traditën dorëshkrimore shqiptare: nga Kaside Burde te Delail el-Hajrat”
– Valmira Batatina – “Figura e Pejgamberit a.s. ndërmjet perceptimit të të tjerëve dhe dashurisë së besimtarëve – qasje historike”
– Ferid Piku – “Kultura e paqes, dialogut dhe bashkëjetesës në dritën e mësimeve të Profetit a.s.”
– Ejup Haziri – “Mesazhi human i misionit profetik dhe aktualiteti i tij në shoqërinë bashkëkohore”
Seanca e dytë
Në seancën e dytë referuan:
– Ramadan Shkodra – “Tradita e mevludit ndër shqiptarët – një histori e autorëve dhe e veprave letrare”
– Adem Zejnullahu – “Pikëtakimet e mevludit me letërsinë popullore shqiptare”
– Hysen Matoshi – “Veçoritë letrare dhe poetike të Mevludit të Hafiz Ali Korçës”
– Zyber Lata – “Përkthimet shqipe të sires dhe sunetit – histori, sfida dhe perspektiva”
– Muhamed Stublla – “Profeti Muhamed a.s. dhe formimi moral e shpirtëror i brezave të rinj shqiptarë”
– Xhaladin Leka – “Trashëgimia profetike dhe edukimi i brezave të rinj në diasporën shqiptare”
Pas përfundimit të dy seancave të para, programi vijoi me faljen e namazit të drekës dhe drekën për pjesëmarrësit.
Seanca e tretë dhe e katërt u zhvilluan në sallën e konferencave të Restorantit Astoria.
Seanca e tretë
Në këtë seancë referuan:
– Sulejman Osmani – “Kontributi i dijetarëve shqiptarë në studimin dhe përhapjen e sires profetike”
-Fahrush Rexhepi – “Dashuria ndaj Profetit Muhamed a.s. në historinë dhe traditën islame te shqiptarët”
– Bali Sadiku – “Suneti i Profetit Muhamed a.s. dhe ndikimi i tij në jetën fetare shqiptare”
– Naser Ramadani – “Etika profetike dhe aktualiteti i saj në shoqërinë shqiptare”
-Elez Osmani – “Historiku dhe tradita e manifestimit të Mevludit te shqiptarët e SHBA-së”
– Bashkim Aliu – “Trashëgimia profetike në diasporën shqiptare – identiteti, sfidat dhe perspektivat”
-Besnik Jaha – “Analizë e gjuhës së Mevludit të Tahir Popovës”
Seanca e katërt
Seanca përmbyllëse solli këto kumtesa:
– Fidan Xhelili – “Vlerat profetike në edukimin e familjes dhe të rinisë shqiptare”
– Islam Hasani – “Nga dashuria për Pejgamberin Muhamed a.s. te njohja e jetës së tij – rrugëtimi nga Medreseja ‘Alauddin’ te Fakulteti i Studimeve Islame”
– Selim Selimi – “Mesazhi i Pejgamberit Muhamed a.s. për respektin ndaj prindërve”
– Violeta Myrtaj – “Gruaja shqiptare dhe trashëgimia e jetës së Muhamedit a.s.”
– Zenel Hajdini – “Komunikimi i Profetit Muhamed a.s. me fëmijët – dialogu, dëgjimi dhe respektimi i personalitetit të tyre”
– Nexhmedin Ademi – “Liria e shprehjes, etika mediatike dhe ndjeshmëria religjioze – figura e Muhamedit a.s. në diskursin publik shqiptar”
– Bashkim Mehani – “Periodiku islam shqiptar dhe pasqyrimi i jetës, misionit dhe mësimeve të Profetit Muhamed a.s.”
Një ditë e përkushtuar shkencës dhe trashëgimisë
Përgjatë një dite të plotë pune, simpoziumi trajtoi një gamë të gjerë temash që lidhin jetën dhe misionin profetik me historinë, traditën, letërsinë, edukimin, familjen, rininë, diasporën, median, paqen, dialogun dhe bashkëjetesën.
Kumtesat sollën në vëmendje edhe kontributin e dijetarëve dhe autorëve shqiptarë në ruajtjen, studimin dhe përcjelljen e trashëgimisë profetike, duke e vendosur atë në dialog me sfidat dhe nevojat e shoqërisë bashkëkohore.
Simpoziumi u përmbyll në ora 18:30, duke lënë pas një ditë të pasur me referime shkencore, diskutime dhe reflektime mbi rëndësinë e trashëgimisë profetike në kujtesën dhe traditën shqiptare.
Këshilli organizativ
Simpoziumi u organizua nga:
Naim Aliu – kryetar
Iljaz Mustafa – anëtar
Agim Hyseni – anëtar
Rashit Zylfiu – anëtar
Fidan Xhelili – anëtar
Samir Salihu – anëtar
Programin e moderoi Merita Borovci-Rahimi.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan shpreh mirënjohjen dhe falënderimin për të gjithë referuesit, të ftuarit dhe pjesëmarrësit që kontribuuan në realizimin e këtij aktiviteti shkencor. /2LONLINE/
