DYLON

U mbajt sesioni informues për programin e granteve të vogla

U mbajt sesioni informues për programin e granteve të vogla
Avatar photo Redaksia

Organizuar nga Drejtoria për Bujqësi e Pylltari, e Komunës së Vitisë është mbajtur sot një sesion informues për programin e Granteve të vogla , përkatësisht Investimet për Administrimin e Ujit me njerëzit në Qendër.

Objektivat e programit të Grantit për Administrimin e Ujit (PGAU) janë promovimi i menaxhimit të qëndrueshëm të resurseve natyrore, rritja e ndërgjegjësimit mjedisor të qytetarëve, si dhe Inkurajimi i veprimeve mjedisore që adresojnë sfidat mjedisore në nivel fshati ose komune, u tha nga organizatorët e këtij sesioni, ku pos zyrtarëve komunal ishin të pranishëm edhe fermerë të komunës së Vitisë.

EkoHigjiena

Gjithashtu, u fol edhe për masat agromjedisore si investime të pranueshme duke përfshirë pyllëzimin, masat për stabilizimin e tokës ose të kontrollit të erozionit, menaxhimin e kullotave, mbjelljen e pemishteve, bujqësinë organike, ruajtjen e ujit, ruajtjen e tokës, ruajtjen e biodiversitetit të fermave dhe rehabilitimin e resurseve.

Ky projekt është i Qeverisë së Kosovës, financuar nga Kredia e Bankës Botërore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.