DYLON

U mbajt sesion informues mbi projektin HERAS

Universitetit “Kadri Zeka”
Avatar photo Redaksia

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi bashkë më prorektorin për bashkëpunim ndërkombëtar Dukagjin Leka, kanë pritur përfaqësuesit e projektit “HERAS”, Aqim Emurli, Arbëresha Meha dhe Kumrije Gagica.

Rektori Kosumi i njoftoi përfaqësuesit e “HERAS” për zhvillimet dhe të arriturat e UKZ-së, për fakultetet dhe programet të cilat funksionojnë në kuadër të Universitetit, rreth marrëveshjeve dhe bashkëpunimeve Institucionale dhe aktiviteteve të tjera.

Ndërsa gjatë sesionit informues para stafit akademik e administrative dhe studentëve, zyrtarët e Projektit “Heras” prezantuan objektivat, rezultatet e pritura, metodologjinë, kriteret e pranueshmërisë, procedurat e përzgjedhjes dhe informacione të tjera të nevojshme që i përkasin thirrjeve të HERAS.

EkoHigjiena

Aqim Emurli tha se beson se projekti “Heras” do të zhvillohet në tri nivele: politikëbërës, universitar dhe nivel individual, ose grupor, dhe theksoi se projekti “Heras” ka për qëllim të kontribuojë në funksionimin e mirë të Arsimit të Lartë dhe Hulumtimeve në Kosovë në linjë me parimet e Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë (EHEA) dhe zonës Evropiane të Hulumtimeve (ERA) me objektivë afatgjatë për të përkrahur zhvillimin socio-ekonomik të vendit.

Projekti “HERAS- Arsimi i Lartë, Hulumtimi dhe Shkencat e Aplikuara në Kosovë” financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim- ADA, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Kosovës. Projekti do të zgjasë tri vjet dhe do t’i kontribuojë zhvillimit të arsimit të lartë, stimulimit të punës kërkimore- shkencore brenda universiteteve për të ndihmuar zhvillimin socio-ekonomik të vendit.

Gjatë sesionit të pranishmit treguan interesim për aplikim, me ç’rast u parashtruan shumë pyetje që u elaboruan nga panelistët. Gjatë takimit u shpërndanë materiale me udhëzimet dhe format e aplikimit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.