DYLON

U mbajt séance e gjashtë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Është mbajtur sot séanca e VI-të e rregullt e Kuvendit Komunal, në të cilën janë shqyrtuar disa pika me rëndësi. Fillimisht kryesuesi i Kuvendit Naim Pira ka hapur debat për kërkesat që kanë këshilltarët drejtuar udhëheqjes komunale, me që rast atyre i’u është përgjigjur zv.kryetari i komunës Hasan Aliu.

Ndërsa si pika të rendit të ditës që ishin paraparë për këtë seancë, ishin Korniza afatmesme buxhetore (KAB) e Komunës së Vitisë 2017-2019, që e paraqiti drejtori i Financave dhe Zhvillimit Ekonomik Ibrahim Rama, pikë kjo e cila u debatua më së shumti nga këshilltarët. Këshilltarët miratuan Propozim rregulloren për plotësimin dhe ndryshimin e rregullores mbi Transparencën Nr.01-013/592, propozim vendimin për dhënien në shfrytëzim afatgjatë pronën e paluajtshme të Komunës Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti, propozim vendimin për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër pronën e paluajtshme të Komunës Kompanisë KKDFE SH.A. “KEDS” J.S.C. për vendosjen e një trafo elektrike.

EkoHigjiena

Gjithashtu këshilltarët u informuan për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve në Komunën e Vitisë, si dhe për Manifestimin “Flakadani i Karadakut”, edicioni -XV-. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.