DYLON

U mbajt seanca e shtatë e Kuvendit Komunal të Kamenicës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në seancën e sotme të kuvendit Komunal të pikat e propozuara për rendin e ditës u aprovuan, seancën e drejtoi kryesuesi Bajram Dërmaku, e ku të gjitha pikat tjera u miratuan nga këshilltarët e kuvendit komunal përveq informatës nga Drejtoria e Arsimit e cila u shty për seancën e radhës. Gjatë shqyrtimit të pikave në dy pati diskutime më tepër : Shqyrtimin e raportit gjashtë mujor kryetarit për buxhetin Janar- Qershor, si dhe për raportin e auditimit të përgjithshëm për pasqyra vjetore financiare të Komunës së Kamenicës për vitin 2015.

Disa delegat të opozitës i kishin disa vërejtje për rritje të shpenzimeve në disa kategori dhe në investime kapitale.

EkoHigjiena

Kritikave të këshilltarëve iu përgjigj zyrtari i kryesor financiar Naser Hashani, ai tha se dallimi me periudhën e kaluar është se tani shtëpia e komunitetit prej këtij viti është në kompetencë të komunës dhe janë shtuar shpenzimet, si edhe disa borxhe janë të trashëguara nga viti kaluar, si ai i shpenzimeve të rrymës, ndërsa kur foli për investimet kapitale, tha të gjitha nuk janë përfshi në raport sepse disa projekte ende nuk janë përfunduar, sa i përket shpenzimeve të përgjithshme krahasuar me vitet e kaluar kemi rënie të shpenzimeve në disa kategori si: Derivate, mbushje telefonike, dreka zyrtare etj, ndërsa për të gjeturat e auditorit jashtëm, kemi marr masat e nevojshme që nga takimi me kryetarin jemi caktuar një komision për këto rekomandime dhe disa nga ato rekomandime vetëm janë eliminuar të tjerat do të eliminohen me kohë.

Këshilltarët votuan në parim draft rregulloren për kushtet e mbajtjes së qeneve dhe maceve dhe mënyrën e veprimit në rast të bastisjes ose humbjes së tyre e cila është sponsorizua nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, poashtu u aprovua dhe propozim vendimi për formimin e komisionit për organizimin e zgjedhjen e këshillave lokale, si dhe kërkesa e Rabit Krasniqit për ndihmë financiare për përfundimin e ndërtimit të shtëpisë.

Informata e drejtorisë së arsimit lidhur me përfundimin e vitit shkollor 20015/16 u shty për seancën e ardhshme. /2L ONLINE/