DYLON

U mbajt seanca e katërt e Kuvendit Komunal

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Është mbajtur seanca e IV-të e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë në të cilën është diskutuar për pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar-mars 2015, për propozim vendimin për caktimin e lokacionit për vendosjen e tregut të kafshëve në Drobesh etj.

Këshilltarët komunal kanë aprovuar propozim vendimin për dislokimin e tregut të kafshëve në Drobesh, si edhe propozimin për ndryshim të Rregullores për mbrojtjen e mjedisit në Komunën e Vitisë.

EkoHigjiena

Ndërsa propozim rregullore për mënyrat, procedurat dhe kushtet e pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset e vendim marrjes, e cila do të dal ne diskutim publik së shpejti. Si pikë tjetër që hyri në këtë seancë dhe u aprovua ishte propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër, pronën e paluajtshme të komunës kompanisë KKDFE SH.A “KEDS”, për vendosjen e një trafo elektrike. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.