DYLON

U mbajt punëtoria që synon mbështetjen e grave për krijimin e organizatave sindikale

U mbajt punëtoria që synon mbështetjen e grave për krijimin e organizatave sindikale
Avatar photo Redaksia

Organizuar nga Drejtoria për Bujqësi e Pylltari në Viti, është mbajtur sot një takim me bizneset dhe menaxherët e resurseve humane nga sektori privat, në kuadër të projektit “Punë të denjë për gratë”.

Qëllimi i këtij projekti, është përmirësimi i cilësisë së punësimit për gratë në Kosovë, përmes adresimit të diskriminimit  në vendin e punës dhe zbatimin e legjislacionit që lidhet me grat dhe punën.

EkoHigjiena

Projekti “Punë të denjë për gratë” është pjesë e Programit të Drejtësisë Sociale, që ndër të tjerash synon pjesëmarrjen aktive të grave dhe grupeve ,ë të ndjeshme në dialogun social.

Gjithashtu, kontribuon  në drejtësi më të madhe sociale duke u përmirësuar zbatimin e të drejtave të punës dhe legjislacionit.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës Sokol Haliti, i cili ka ritheksuar mbështetjen e Institucioneve komunale për projektet e grupeve të grave, si dhe mbështetjen e vazhdueshme në përfshirjen e tyre në organet vendimmarrëse.

 Haliti po ashtu ka përmendur edhe një varg projektesh që janë realizuar në komunën e Vitisë nga grupet e grave dhe ka shprehur gatishmërinë që edhe në të ardhmen, të mbështesë iniciativat që e forcojnë pozitën e gruas në shoqëri.

Ky takim është mbështetur nga IKS (Iniciativa kosovare për Stabilitet) që është një institute kërkimor i pavarur, jo fitimprurës e që fokusohet në hulumtime epirike dhe analiza të zhvillimeve socio-ekonomike në Kosovë, ndërsa mbështetet nga Ambasada holandeze në Kosovë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.