DYLON

U mbajt punëtoria për organizimin dhe sistematizimin e vendeve të punës në administratën komunale

U mbajt punëtoria për organizimin dhe sistematizimin e vendeve të punës në administratën komunale
Avatar photo Redaksia

Nën organizimin e Kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, dhe nën udhëheqjen e kryesuesit të Komisionit, Burim Kryeziu, me mbështetjen e OSBE-së, u mbajt punëtoria për Rregulloren komunale për organizimin dhe sistematizimin e vendeve të punës në shërbimin civil.

Në punëtori morën pjesë drejtorët e drejtorive komunale dhe udhëheqësit e sektorëve të shërbimit civil.

EkoHigjiena

Diskutimet u përqendruan në strukturën organizative të administratës komunale, sistematizimin e vendeve të punës dhe përcaktimin e qartë të detyrave dhe përgjegjësive të zyrtarëve, me qëllim përmirësimin e funksionimit dhe efikasitetit të administratës.

Pjesëmarrësit dhanë propozime dhe sugjerime konkrete për përmbajtjen e rregullores, në funksion të harmonizimit të saj me legjislacionin në fuqi dhe nevojat e administratës komunale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.