DYLON

U mbajt punëtoria me temë “Hartimi i Strategjisë Komunale për Barazi Gjinore dhe plani i Veprimit 2022-2025”

U mbajt punëtoria me temë “Hartimi i Strategjisë Komunale për Barazi Gjinore dhe plani i Veprimit 2022-2025”
Avatar photo Redaksia

Organizuar nga Zyra për Barazi Gjinore e komunës së Vitisë, është mbajtur sot punëtoria me temë “Hartimi i Strategjisë komunale për Barazi Gjinore dhe Plani i Veprimit 2022-2025”.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte diskutimi rreth draft dokumentit të strategjisë për barazi gjinore në komunën e Vitisë, e cila është përkrahur edhe nga Misioni i OSBE-së-Zyra Rajonale në Gjilan. Pjesëmarrës në këtë punëtori pos zyrtarëve komunal, ishin edhe Drejtorët e Drejtorive dhe këshilltarë të Kuvendit.

EkoHigjiena

Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka theksuar se ky draft dokument deri në vitin 2025, të jetë me plan veprimi operacional, natyrisht i bazuar edhe në planin për partneritet evropian edhe në objektiva të mijë vjeçarit. Për neve, në aspektin e përkrahjes në këtë drejtim, kemi punuar edhe në shumë sektorë.

Kryetari Haliti gjithashtu e quajti si storie suksesi krijimin e shoqatave të grave, të cilat janë mbështetur duke u krijuar parakushte së bashku me donatorët.

Me anë të diskutimeve që u zhvilluan gjatë kësaj punëtorie, synohet që ky Draft dokument, të identifikoj objektivat kryesore, metodat e punës, si dhe masat e nevojshme për të rritur fizibilitetin e rezultateve të parapara të strategjisë.

Pas diskutimeve në këtë punëtori, zyrtarja për Barazi Gjinore Ibadete Hyseni, tha se me rekomandimet që u dhanë në këtë diskutim, sikur edhe idetë që u dhanë nga pjesëmarrësit, do të konkretizojnë dhe plotësojnë këtë draft dokument, në mënyrë që kjo platformë strategjike të jetë e zbatueshme në përmirësimin e situatës aktuale, nëpërmjet hartimit edhe të plotësimit të dokumentit dhe planit të veprimit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.