DYLON

U mbajt punëtoria “Arritja e Qëllimeve Strategjike Edukative përmes Edukimit të Konceptit të Rezultateve të Mësimit”

U mbajt punëtoria “Arritja e Qëllimeve Strategjike Edukative përmes Edukimit të Konceptit të Rezultateve të Mësimit”
Avatar photo Redaksia

Universiteti Publik ‘Kadri Zeka” në Gjilan në kuadër të Projektit HERAS+ Wus Austria, kanë realizuar punëtorinë njëditore “ Arritja e Qëllimeve Strategjike Edukative përmes Edukimit të Konceptit të Rezultateve të Mësimit”.

Punëtorinë e hapi Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte i Universiteti Publik “Kadri Zeka” Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, i cili e vlerësoi të rëndësishëm punëtorinë në fjalë.

EkoHigjiena

Ndërkohë trajnimi u fokusua në përmirësimin e kapaciteteve për përputhjen e rezultateve të dizajnuara të mësimit me metodat përkatëse të mësimdhënies, mësimit dhe vlerësimit për të siguruar që rezultatet e synuara të të mësuarit të përkthehen në plane arsimore domethënëse.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, pjesëmarrësit në trajnim që ishin nga stafi akademik e administrativ i UKZ-së, eksploruan mënyrat e mundshme që universitetet mund të vlerësojnë vazhdimisht se sa mirë kanë zhvilluar studentët rezultatet e synuara të të mësuarit dhe të përmirësojnë proceset e mësimdhënies, mësim nxënies dhe vlerës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.