DYLON

U mbajt punëtori për përgatitjet e riakreditimit të programit Arsimi Fillor në Fakultetin e Edukimit të UKZ-së

U mbajt punëtori për përgatitjet e riakreditimit të programit Arsimi Fillor në Fakultetin e Edukimit të UKZ-së
Avatar photo Redaksia

Në Fakultetin e Edukimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan u mbajt një punëtori lidhur me përgatitjet për procesin e riakreditimit të programit studimor Arsimi Fillor.

Takimi u thirr nga U.d. dekanja e Fakultetit të Edukimit, Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi, me qëllim koordinimin e aktiviteteve dhe informimin e stafit për hapat dhe kërkesat e procesit të riakreditimit.

EkoHigjiena

Gjatë takimit, një prezantim i detajuar i punës dhe përgatitjeve për këtë proces u bë nga bartësit e programit, Prof. Ass. Dr. Fitore Malaj, Prof. Ass. Dr. Shqipe Avdiu dhe Prof. Ass. Dr. Habib Rexhepi. Ata para stafit akademik dhe përfaqësuesve të zyrave kyçe administrative të Universitetit, elaboruan angazhimet e deritanishme, dokumentacionin përkatës si dhe hapat e mëtejmë që duhet ndërmarrë për përmbushjen e standardeve të akreditimit.

Në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet stafit akademik dhe administrativ, si dhe angazhimi i përbashkët për garantimin e cilësisë dhe vazhdimësisë së programit Arsimi Fillor, në përputhje me standardet e Agjencisë së Akreditimit dhe misionin e Universitetit Publik “Kadri Zeka”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.