DYLON

U mbajt punëtori për avancimin e Statutit të UKZ-së

U mbajt punëtori për avancimin e Statutit të UKZ-së
Avatar photo Redaksia

Programi SHER mbështeti Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan në procesin e rishikimit të Statutit të Universitetit. Në kuadër të këtij procesi u organizua një punëtori dy-ditore, e cila mblodhi menaxhmentin e universitetit, stafin akademik dhe përfaqësues të Programit SHER, me qëllim të shqyrtimit të Statutit ekzistues dhe diskutimit të ndryshimeve të nevojshme për të mbështetur zhvillimin e mëtejshëm institucional.

Punëtorinë e hapi Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, i cili theksoi rëndësinë e procesit të revizionimit të Statutit, duke nënvizuar se ky dokument duhet të reflektojë nevojat aktuale dhe prioritetet strategjike të Universitetit.

EkoHigjiena

Nga ana e Programit SHER, z. Nehat Dervishi, Koordinator Tematik, shprehu përkushtimin e vazhdueshëm të SHER për të mbështetur Universitetin gjatë gjithë procesit të rishikimit dhe finalizimit të Statutit.

Nën udhëheqjen e ekspertit të SHER-it, pjesëmarrësit diskutuan dhe analizuan dispozitat ekzistuese të Statutit, duke identifikuar fushat që kërkojnë përmirësim, trajtimin e sfidave të evidentuara dhe shqyrtimin e ndryshimeve të propozuara në nenet përkatëse. Kornizë e këtyre diskutimeve ishte analiza gjithëpërfshirëse e përgatitur nga eksperti ndërkombëtar i SHER-it, e cila shërbeu si bazë për shqyrtimet dhe rekomandimet e punëtorisë.

Në përfundim të punëtorisë, pjesëmarrësit përmblodhën pikat kryesore të diskutimit dhe u dakorduan për hapat e ardhshëm drejt vazhdimit të procesit të rishikimit dhe finalizimit të Statutit, me synim forcimin e qeverisjes institucionale dhe mbështetjen e zhvillimit të mëtejshëm të Universitetit Publik “Kadri Zeka”.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.