DYLON

U mbajt Ora Letrare e Manifestimit “Lulëkuqet e Prillit” 2025 – Ja fituesit

U mbajt Ora Letrare e Manifestimit “Lulëkuqet e Prillit” 2025 – Ja fituesit
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të Manifestimit Tradicional “Lulëkuqet e Prillit”,  në Kamenicë u mbajt Ora Letrare, në të cilën me poezitë e tyre u paraqiten krijues të ndryshëm nga trojet shqiptare, të cilët para audiencën së pranishme lexuan krijimet e tyre, pjesa më e madhe me poezitë konkurruese, por u lexuan poezi edhe nga poet të pranishëm, por jashtë komkurrencës.

Poezitë e lexuara që ishin në garë për tri çmimet e para. ishin ato që paraprakisht ishin dërguar në adresë të organizatorit me shifër, e ku një juri përkatësi kishte bërë përzgjedhjen për Orën Letrare.

EkoHigjiena

Poeti e kritiku, Nexhat Rexha, në emër të Klubi Letrar “Nositi”, ka bërë me dije se në Konkursin Letrar anonim të poezisë “Lulekuqet e Prillit“ – 2025, të shpallur nga Klubi letrar “Nositi” dhe DKRS-ja, kishin konkurruar autorë me 67 poezi, e ku juria profesionale e këtij konkursi kishte vlerësuar për 33 poezi të zgjedhura, për t’u lexuar në Orën Letrare për të garuar për tri çmime. Në Orën Letrare poezitë e tyre konkurruese i lexuan 22 poetë të pranishëm.

Me këtë rast, juria profesionale në përbërje: Albina Idrizi, kryetare e jurisë, Sinan Sadiku dhe Bajram Kallaba, anëtarë, shpallën rezultatet vlerësuese dhe ndanë tri çmime:

Vendi i parë iu nda poetes Ajne Iberhysaj, ”Hije në valë”, me shifrën ”Malli”

Vendi i dytë, Bilall Maliqi, “Të prita”, me shifrën “Fati”

Vendi i tretë, Kaltrinë Berisha ”Flladi i një nate vere”, shifra “Djella”

Përndryshe, rrjedha e orës letrare është fokusuar edhe me syrin e kamerës nga Gani Kryeziu, i cili vazhdimisht po krijon arkivin në ruajtje të fjalë poetike në jetën kulturore në Kamenicë e më gjerë. Edhe kjo foto e këtij shkrimi është bërë nga ai.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.