DYLON

U mbajt me sukses programi “Youth Empowered”

U mbajt me sukses programi “Youth Empowered”
Avatar photo Redaksia

Këtë fundjavë, në Amfiteatrin e Shkollës së Muzikës në Gjilan, u mbajt me sukses programi “Youth Empowered”, i sjellë për herë të parë në qytetin tonë nga Coca-Cola HBC Kosova dhe Innovation Centre Kosova (ICK), me mbështetje të Komunës së Gjilanit përmes Drejtorisë së Arsimit.

Ky aktivitet gjysmëditor u përqendrua në tema aktuale dhe të domosdoshme për të rinjtë tanë: Inteligjenca Artificiale, Aftësitë e së ardhmes, shkathtësitë e buta dhe udhëheqja. Nxënësit dhe studentët pjesëmarrës u pajisën me certifikata digjitale nga Coca-Cola dhe ICK, si dëshmi e angazhimit të tyre në ndërtimin e aftësive për të ardhmen.

EkoHigjiena

Drejtoria e Arsimit në Gjilan ka falenderuar të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin e tyre, trajnerët, znj. Shenaj Shala, z. Valon Canhasi dhe z.Gent Shala për përvojën dhe dijen e ndarë, si dhe sponsorët e aktivitetit për mbështetjen e vazhdueshme në fuqizimin e të rinjve të Gjilanit.

“Ky është vetëm një hap i rëndësishëm drejt krijimit të mundësive më të mëdha për gjeneratat e reja të qytetit tonë”, thuhet në njoftimin e DKA-së për këtë ngjarje. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.