DYLON

U mbajt mbledhje komemorative për Agim Bajramin

U mbajt mbledhje komemorative për Agim Bajramin
Avatar photo Redaksia

Sot në Gjykatën Themelore të Gjilanit është mbajtur një mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së referentit, Agim Bajrami.

Kryetari i Gjykatës, Ramiz Azizi ka thënë se Agimi ka qenë një punëtor i zellshëm dhe i sinqertë, me vlera morale të larta, të cilin asnjëherë ne si kolegë nuk do të harrojmë.

Gjithashtu një fjalë rasti ka mbajtur edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku, i cili tha se ka qenë një person i ndershëm dhe i respektueshëm nga të gjithë.

EkoHigjiena

Ata në emër të stafit të Gjykatës i kanë shprehur ngushëllime familjes, të cilit ishin prezentë në këtë mbledhje komemorative.

Agim Bajrami ka përfunduar Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, ku për disa vite ka punuar në Gjykatën Themelore të Gjilanit.

Pas një sëmundje të rëndë, ai ndërroi jetë në shtetin e Francës, në të cilin kishte shkuar për shërim.

Gjatë ditës sotme, në ora 16:40 minuta bëhet varrimi i të ndjerit, në fshatin Përlepnicë të Gjilanit.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.